Ukrainë, erdhën në jetë dy tigra siberianë

2015-08-21 4

Për shumë njerëz këto janë kafshët më të bukura në botë, por fatkeqësisht ekzistojnë vetëm edhe 300 të tilla. Por shpreha për vazhdimin e mbijetesës së tigrit siberian vjen nga kopshti zoologjik i Jaltës, në rajonin Krim ku në jetë erdhën dy tigër të vegjël.
"Lindja e këtyre dy tigrave të vegjël do të thotë shumë, edhe atë jo vetëm për kopshtin tonë zoologjik, por edhe për vetë tigrat e këtij lloji. Janë shumë pak, dhe ardhja në jetë e çdo tigri të vogël është shpresë për mbijetesën e këtij lloji", tha Oleg Zubkov, drejtor i kopshtit zoologjik.

Tigrat e vegjël janë kombinim nga tigri i llojit siberian dhe bengalez. Gjithsej janë lindur tre, mirëpo i treti nuk ka mbijetuar. Dy klyshët janë nën kujdesin e shërbimeve të veterinarisë të kopshtit zoologjik dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Kësaj jave në ushqim i shtuam edhe çaj special që të mos kenë ngërçe stomaku dhe sa më shpejtë të aftësojnë sistemin e tretjes. Nga java e tretë ushqimin e tyre gradualisht do ta plotësojmë edhe ushqim plotësues", u shpreh Oksana Zubkova.
Në kopshtin zoologjik të Jaltës jeton numri më i madh nga numri i përgjithshëm i tigrave të llojit siberian. Njihen tigrat e llojit amurian, ndërsa në natyrë kryesisht gjenden në pjesë jugore të Rusisë dhe Kinës Veriore. Ky lloj në vitet 60-ta dhe 70 --ta ishte në prag të zhdukjes, por me angazhime serioze të qeverisë ruse ata akoma ekzistojnë. Rreziku më i madh ishte nga gjahu i pakontrolluar dhe shkatërrimi i vendstrehimeve të tyre natyrore. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange