Plagosja e shefit të Krimeve Skura transportohet drejt Italisë

2015-08-21 1

TIRANE- Rreth orës 11: 10 Shefi i krimeve të Rënda të Burrelit u transportua me një Ambulancë nga Spitali Ushtarak drejt aeroportit të Rinasit dhe më pas me avion sanitar do të udhëtojë drejt spitalit të Foggias në Itali, për një mjekim më të specializuar. Musa Skura, 48 vjeç, baba i 3 fëmijëve u plagos gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve pasditen e 13 janarit (e dielë). Skura iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale mbrëmjen e së dielës, ndërkohë që mjekët u shprehën se gjendja e tij lejon transportin me avionin e specializuar sanitar.
(ad.ti/shqiptarja.com)