AUSTRALI - Skuadrat e zjarrfikësve në juglindje të Australisë po marrin masa paraprake pasi janë dhënë paralajmërime në lidhje me rreziqet e flakëve nga erërat e forta dhe temperaturat e larta. Shërbimi meteorologjik në Australi ka parashikuar për këtë fundjavë temperatura të larta mbi 40 gradë celsius.