Ish-ministri i Perusë i kërkuar nga SHBA nën akuzën për grusht shteti në vendin e tij gjen oaz dhe zhvillon biznes në Shqipëri. Faktet e mbledhur në QKR tregojnë se Manuel Augusto Blacker Miller, është i regjistruar si aksioner në firmën "Apollonia Investments" me 80 % të aksioneve, kompani të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Ortak në shoqërinë e ish-ministrit janë 2 italianë, me 10 % të aksioneve është Alberto Paladini dhe me 10 % shoqëria "IBS ITALIANA BUSINES SPORT". Në këtë shoqëri MIller është ortak nga shtatori 2012.
Edhe pse prokurori peruan antikorrupsion Julio Arbizu deklaron se Miller akuzohet për grusht shteti, Shqipëria nuk e arreston me pretendimin se s'kemi marrëveshje me Interpolin. Pra sipas policisë shqiptare nuk është person në kërkim.