POLICIA E SHTETIT: NUK ESHTE ARRESTUAR MILLER, NUK ESHTE NE KERKIM.flv

2015-08-21 1

Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me rastin e ish-ministrit peruan Augusto Blacker Miller duke deklaruar se nga strukturat policore të Policisë së Shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas peruan me emrin Augusto Blacker Miller.

Gjithashtu Policia e Shtetit ka bërë me dije se shtetasi Augusto Blacker Miller nuk rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

"Lidhur me njoftimin e dhënë në disa media të shkruara dhe vizive, në lidhje me arrestimin nga strukturat e Policia e Shtetit shtetasit Augusto Blacker Miller, ju bëjmë me dije se: Nga strukturat policore të Policisë së Shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas Peruan me emrin Augusto Blacker Miller.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se shtetasi Augusto Blacker Miller nuk rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar", thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Free Traffic Exchange