Familja Jonuzi apelon për ndihmë

2015-08-21 1

Grupi i tifozëve "Shvercerat" janë të parët që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë në rrjetet sociale dhe media për 13 vjeçarin Shpëtim Jonuzi i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e cila mund të shërohet nëse i nënshtrohet edhe dy operacioneve tjera që kapin vlerën prej 5 mijë eurosh.

"Shpëtimi ka nj sëmundje siç thotë mjeku shumë të rrallë, zorrën e trashë e ka të dëmtuar, thonë se e ka nga lindja këtë sëmundje. Nevojitet edhe dy operacione të bëjë..ajo kushton 5 mijë euro të dyja operacionet", tha Emil Jonuzi, babai i Shpëtimit.

"Si e pamë apelin për ndihmë ndaj Shpëtimit nëpër mediume e pamë të nevojshme ne si grup t'i ndihmojmë. Brenda 2-3 ditëve arritëm të mbledhim një çmim të mirë ndërsa pjesën tjetër shpresojmë që ta mbledhin së shpejti dhe presim që sa më shpejt t'i kthehet shokëve, shkollës pse jo edhe në ndonjë ndeshje të Shkupit të vij me ne Shpëtimi", u shpreh Omer Bunjaku, kryetar I grupit të tifozëve "Shvercerat".

Rastin në fjalë edhe më shumë e rëndon gjendja e vështirë ekonomike e kësaj familje pesë anëtarësh. Prindi i Shpëtimit , Emel Jonuzi është punëtor sezonal në ndërmarrjen publike komunale. Ai falënderoi grupin
"Shvercerat" për ndihmën e ofruar duke apeluar për ndihmë deri tek të gjithë qytetarët human që kanë mundësi të ndihmojnë. Shpëtim Jonuzi 13 vjeç tashmë një vit nuk ndjek procesin edukativo arsimor për shkak të sëmundjes dhe pajisjeve mjekësore që nevojiten për të e që kushtojnë shumë. Në pamundësi për ti siguruar ato mjete, familja të njëjtat i zëvendëson me mjete tjera higjienike.
Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange