Presionet ndaj opozitës për emrin

2015-08-21 3

Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare rreth zhvillimeve të fundit e në veçanti për kthimin e opozitës në Kuvend bëhet për shkak të momentit historik në të cilin gjendet vendi në drejtim të zgjidhjes së problemit të emrit. Kështu e komentojnë letrën e bashkësisë ndërkombëtare ish diplomatët Risto Nikovski dhe Nano Ruzhin. Sipas tyre përmbajtja e letrës nuk është kontestuese pasi në të vjen në shprehje filozofia e demokracive të zhvilluara. Ajo që është e pazakontë në letër, vlerëson Nikovski është përkrahja e pushtetit e cila nuk ka qenë praktik më herët.

"Kjo tregon se në vend kemi një krizë parlamentare e cila në esencë është politike, se SHBA-të dhe BE-ja janë në njëfarë mënyre tani ndoshta të përfshirë në procesin që rrjedh rreth çështjes së emrit pas iniciativës së fundi të Nimicit dhe në njëfarë mënyre sikur e mbështesin pushtetin. Unë shpresoj që pushteti si rezultat i kësaj nuk do të lëshoj pe për diçka që është interes themelor, strategjik dhe histori i Maqedonisë gjegjësisht nuk do të lejoj ndryshim të emrit e cila do ta rrënoj identitetin maqedonas", deklaroi Risto Nikovski ish diplomat.

"Mendoj se prapavija është shumë me e madhe. Vlerësoj se pikërisht për shkak të momentit historik dhe specifik kur zgjidhet problemi me emrin, bashkësia ndërkombëtare dëshiron njëherë e përgjithmonë t'i vë pikë këtij problemi prandaj insiston ta qetësoj situatën, ta ndaj përgjegjësin edhe pse e di personalisht nga bisedat pasi më shumë se dy dekada jam jashtë vendit, se ajo që ndodhi në parlament më 24 dhjetor nuk ka lidhje me demokracinë liberale", tha Nano Ruzhin, ish diplomat.

Nikovski dhe Ruzhin me vlerësime të kundërta sa i përket dedikimit të letrës së ndërkombëtarëve. Ruzhin konsideron se letra nuk është aspak kritike ndaj opozitës dhe se më tepër i drejtohet pushtetit.

"Mendoj se është e qartë se i është drejtuar opozitës, mendoj se atë e vërteton edhe vet reagimi i tyre i cila është shumë e habitur, nuk pritën një zhvillim të tillë pasi më herët kishte një praktik ndryshe", u shpreh Risto Nikovski ish diplomat.

"Letra më shumë është dedikuar si një qëndrim edhe te opozita edhe te qytetarët edhe te pushteti, se është mirë që të ktheheni megjithatë nëse lexoni mes rreshtave ka një vërejtje serioze ndaj pushtetit, për respektimin e rendit kushtetues", tha Nano Ruzhin, ish diplomat.

Në reagimin e përbashkët të ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së ata kërkojnë kthimin e opozitës në kuvend pasi vetëm aty mund të shqyrtohen dhe zgjidhen çështjet përmes debatit parlamentar. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange