GJIROKASTER - Teatrit Dramatik "Zihni Sako" në qytetin e Gjirokastrës i është vënë dryni. 12 aktorët e trupës profesioniste së teatrit po përgatiteshin për të vënë në skenë shfaqjen e re, por janë përballur me një vendim ekstrem dhe kanë gjetur dyert e mbyllura. Sipas aktorëve ky ka qenë një vendim i padrejtë i drejtorit të teatrit Thimjo Fili.
(ad.ti/shqiptarja.com)