Pronari i tokës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe u kërkon që të lirojnë banesat dhe po ruhet nga policia private. "Në Gjyq i kam hedhur unë për lirim objekti. Kam dokumente ligjorë që jam pronar i 1089 metra katror tokë. Shkoni te shtëpia juaj. Lironi shtëpitë, apo do më vini gjobë. "- thotë pronari, djali i familjes Qinami, Skerdi Qinami.
Ndërkohë që familjet pretendojnë se janë vendosur në këto banesa që në 1990 me autorizim shtretëror në këto banesa, dhe toka është shpronësuar që në 1939 për tu kthyer në aeroport".
Qinami kërkon zbatimin e titullit ekzekutiv. "Dua të zbatohet ligji. Unë me banorët kamë bërë të gjitha përpjekjet, dhe kam pësuar dhunë. Dhe pasi do liroj pronën do e ruaj me polici private."- tha Qinami
(ad.ti/shqiptarja.com)