TIRANE - Pas katër orësh Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja mbi plagosjen e 25-vjeçarit Erald Bletës. Policia sqaron se autori i plagosjes është Gevi Spahiu, 17 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Ditën e sotme rreth orës 12:55, Erald Bleta, 25 vjeç është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Margarita Tutulani", tek lagjia 21-dhjetori.
(ad.ti/shqiptarja.com)