Pas lajmit në Alsat, banesa për rastet sociale edhe në Gostivar

2015-08-21 9

Pas kronikës së djeshme në Alsat për anashkalimin e komunave të banuara me shqiptar nga ndërtimi i banesave për rastet sociale, sot zëvendës/ministri i transportit dhe lidhjeve, Tahir Hani thotë se në momentin e fundit ka intervenuar duke përfshirë edhe qytetin e Gostivarit në projektin qeveritar.

"Kështu që me programin e ri, me ndryshimet e programit të ri që në procedurën qeveritare ka mundësi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve deri në mbledhjen e Qeverisë të bëjë korigjime në programin e Qeverisë në përputhje me vërejtjet dhe sugjerimet që mund të bëhen nga institucione të ndryshme. Kështu që ne arritëm marrëveshje që të kemi një plotësim të programit vjetor të Shoqërisë Aksionare në të cilin është inkorporuar edhe Gostivari me ndërtimin e një ndërtese me 70 banesa", deklaroi Tahir Hani, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve.;

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgiev, pavarësisht se dje gjatë prezantimit të komunave për ndërtimin e banesave sociale, nuk përmendi qytetin e Gostivarit.

Ndaj veprimit të këtillë të qeverisë dhe anashkalimit të komunave të banuara me shqiptar ka reaguar deputetit të RDK-së Izet Zeqiri. Ai thotë se VMRO-DPMNE po udhëheq politikë nacionaliste duke shpërfillur gjatë vendimmarrjeve partnerin shqiptar të koalicionit.

"I njëjti projekt është duke u realizuar nga ana e VMRO DPMNE-së me një nacionalizëm të vrazhdë ekonomik, përkundër pjesëmarrësve shqiptar në Qeveri, të cilët tregojnë një altruizëm të hapur ndaj politikës së VMRO DPMNE-së. Lidhur me këtë projekt që përjashton shqiptarët, nuk qëndrojnë aspak arsyet e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve se janë përdorur kriteret sociale, kriteret e papunësisë dhe rrezikimit social dhe pikërisht në qytetet që planifikohen të ndërtohen banesat, këto kritere janë më të ulta dhe prandaj ndërtohet në këto qytete", tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Në programin qeveritar për ndërtimin e banesave sociale, janë të përfshirë edhe Tetova, Dibra dhe Saraji, por në këto komuna as edhe këtë vit nuk do të nis ndërtimi i banesave. Arsyetimi zyrtar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është se në këto vendbanime nuk mund të gjejnë parcela të përshtatshme për fillimin e ndërtimeve. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange