Policia vazhdon hetimet për të zbardhur vrasjen e Agron Dervishit. Emigranti i kthyer nga Italia për festat e fundvitit u ekzekutua mbrëmjen e 1 janarit me 4 plumba në kokë, pranë fshatit Mazrek, (Tiranë) ndërsa mëngjesin e një dite më vonë tregtarët e zonës telefonuan në sallën operative të policisë së Tiranës dhe raportuan krimin e rëndë.