Foshnja e parë mashkull e vitit 2013 ishte befasi pothuajse për të gjithë për shkakun se ishte fëmija i tetë për familjen Smilevski nga Shkupi. Ai është fëmija i gjashtë mashkull në familje ndërkohë që shoqërohet edhe nga dy motrat e tij. Nëna Jasmina Smilevska shprehet e gëzuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tetë duke zbuluar se emri i tij do të jetë Filip.
"Shumë mirë kalova në lindje, filluan të numërojnë dhe kështu saktë në orën 12 lindi foshnja dhe magjia është dashuria ndaj fëmijëve", u shpreh Jasmina Smilevska, nëna e foshnjës.
"Gjatë natës së vitit të ri përveç foshnjës së parë e lindur nga Jasmina Smilevska, kanë lindur edhe gjashtë foshnja të tjera në mënyrë spontane dhe një me lindje cezarian. Dua t'ju uroj një vit të begatshëm dhe të lumtur", deklaroi Marija Haxhi Lega, drejtoresh e Gjinekologjisë
"Vërtet jemi shumë të kënaqur që këtë vit foshnja e parë është i teti për një familje në Shkup. Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë për foshnjën të gjitha gjërat e nevojshme për një fëmijë, pampersa, facoleta, ushqim në qumësht nëse është nevoja, shampo dhe shumë të tjera, vetëm për vitin 2013", tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë
"Bëhet fjalë për një rast të veçantë pikërisht kur Maqedonia bën përpjekje për rritjen e natalitetit. Ne vendosëm si ministri t'i ofrojmë mbështetje, tre fëmijëve t'ju mundësojmë të shkojnë në kopsht pa pagesë dhe do të marrin një ndihmë të njëhershme prej 60 mijë denarë", u shpreh Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.
"Qyteti i Shkupi tradicionalisht çdo vit, foshnjës së parë i ndanë shpërblim në të holla prej 20 mijë denarësh. E kemi kënaqësi dhe gëzim që këtë vit fëmija i parë i lindur është edhe fëmija i tetë në familje, tha Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Fëmija i pare i këtij viti në Maqedoni, peshonte 4 kg e 300 gram, dhe i gjatë 54 centimetra. Ai jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve lokal dhe ministrave, por edhe të vetë kryeministrit Nikolla Gruevski. Melihate Rustemi