SHKODER- Një tentativë grabitjeje përfundoi me dy të vrarë dhe një të plagosur në fshatin Hoti i Ri disa km larg qytetit të Shkodrës. Ngjarja u shënua në orët e para të së hënës (31 dhjetor). Sipas policisë viktimë mbeti i zoti i shtëpisë Zef Kolë Markaj, (foto) 51 vjeç dhe njëri prej grabitësve Ardian Dedë Kola, 44 vjeç, ndërsa u plagos i vëllai i kryefamiljarit Gjon Markaj. Sipas policisë 44-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim për disa vjedhje. Në kërkim grabitësi i dytë.
(ad.ti/shqiptarja.com)