TIRANE- Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi janë përplasur me policinë bashkiake. Incidenti u regjistrua paraditen e sotme prapa Muzeut Historik në qendër të Tiranës. Fillimisht aktivistët e AK-së ishin vendosur përpara pemës së Vitit të Ri, në sheshin "Skënderbej" për protestën por dhe për të bërë publike akuzat ndaj kryeministrit Berisha. Por policia bashkiake nuk i ka lejuar.
(ad.ti/shqiptarja.com)