Vdekja e 7-vjeçares, Pipero: Mjeku roje s'i bëri asnjë analizë

2015-08-21 2

TIRANE - Një 7-vjeçare ndërroi jetë pasditen e djeshme (27 dhjetor) në Spitalin e Pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Arsela Vladi nga fshati Xhafzotaj i Durrësit kishte mbërritur nga spitali i Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetësore, pasi u konstatua se niveli i glukozës në gjak ishte shumë i lartë. Sot paradite ministria e Shëndetësisë urdhëroi pezullimin e shefit të shërbimit të laboratorit Etleva Myshketa dhe shefin e shërbimit të Pediatrisë, Ira Lila dhe mjekun roje që kishin pritur vajzën mbrëmjen e së martës.
(ad.ti/shqiptarja.com)