Todorov, 800 punësime të reja në shëndetësi

2015-08-21 1

Qeveria miratoi vendimin për 800 punësime të reja në institucionet publike shëndetësore që duhet të kryhen gjatë vitit 2013. Do të punësohen infermier, laborantë dhe teknikë mjekësorë, kurse përparësi do të kenë vullnetarët që tani ushtrojnë punën në një numër të madh të institucioneve shëndetësore.

"Që në fillim të vitit të ardhshëm, do të kërkoj nga Ministria e Financave pëlqimin për punësime, në fazën e parë të 400 personave, kurse në fazën e dytë edhe të 400 të tjerëve. Grupi i parë i punësimeve duhet të realizohet deri nga mesi i vitit të ardhshëm dhe personat duhet të fillojnë me punë prej 1 korrikut të vitit 2013, kurse grupi i dytë i punësimeve prej 400 të tjerë, do të realizohet prej fillimit e deri në mbarim të shtatorit ose fillim të tetorit dhe ata do të fillojnë me punë në tetor ose nëntor varësisht nga procedura për punësimin e tyre", deklaroi Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Ministri shpjegoi se 800 punësimet e reja do të realizohen në mënyrën e njëjtë sikurse edhe 400 punësimet që u zbatuan këtë vit dhe do të shpallet konkursi ndërsa do të veprohet sipas ligjit për mbrojtje shëndetësore. Do të organizohet testimi, përkatësisht do të ketë test profesional, do të merren pikët nga mesatarja, do të bëhet rang lista e tre kandidatëve më të mirë dhe ata do të intervistohen para komisionit të formuar nga drejtori i institucionit. Me këto punësime të reja autoritetet shëndetësore presin normalizimin e funksionimit të institucioneve shëndetësore publike që kjo të mos mbështetet mbi punën e vullnetarëve dhe personave të angazhuar me kontratë. Sipas vlerësimeve të fundit, në institucionet shëndetësore publike punojnë 1600 vullnetarë. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange