MPB: Padi penale për të gjithë të përfshirët në aktet e dhunës

2015-08-21 1

Njëmbëdhjetë policë janë ankuar se kanë pësuar lëndime trupore teksa përpiqeshin të pengonin mbështetësit e opozitës në krye me Branko Cërvenkovskin që të hynin brenda në godinën e parlamentit, për të mos lejuar miratimit të Buxhetit një ditë më parë. Sipas një komunikate nga MPB, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar shumë incidente dhe shumë të arrestuar nën dyshimin e sulmimit të personave zyrtare dhe manifestimirt të sjelljes agresive në publik. Sipas organeve të rendit për rastin në fjalë, do të kontrollohen në mënyrë shtesë edhe kamerat e sigurimit në parlament dhe kundër të gjithë personave pjesëmarrës në prishjen e rendit do të ngrihen padi penale. Pjesëtarët e sigurimit të parlamentit, sipas MPB-së kanë vepruar në pajtim me ligjin dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe aktivitetet për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, por një pjesë e tyre janë penguar që të kryejnë obligimin e tyre.

"Gjatë veprimit, një pjesë e sigurimit të parlamentit është ankuar se jo vetëm që kanë qenë penguar gjatë kryerjes së detyrës së tyre, por kanë qenë edhe shënjestër e sulmeve verbale dhe fizike nga ana e disa deputetëve. Përveç kërcënimeve dhe fyerjeve që u janë drejtuar pjesëtarëve të sigurimit, ata janë tërhequr edhe prej flokësh, janë shtyrë dhe çjerrë me thonj. Megjithatë, sigurimi i parlamentit ia doli që të reagonte me sukses, dhe duke respektuar standardet profesionale, të vendoste rend dhe qetësi në parlament", thuhet në kumtesën e MPB-së.

MPB-ja siguron qytetarët se do të vazhdojë të ndërmarrë masa për sigurimin e rendit dhe qetësisë nëpër të gjitha institucionet si dhe do të angazhohet për një procesim adekuat të të gjithë të përfshirëve në incidentet e djeshme.

Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange