Nuk ka marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës për buxhetin e vitit të ardhshëm edhe pas koordinimit të sotëm të dytë me kryetarin Trajko Velanovski. Propozimi i Velanovskit, që të gjithë amendamentet të dërgohen në Qeveri dhe ajo me shkrim të prononcohet për to, dhe pastaj informacioni për tu dorëzohet grupeve parlamentare, për opozitën është i papranueshëm pasi nuk ofron një zgjidhje dhe në mënyrë plotësuese shkel rregulloren.
"Propozimi i Trajko Velanovskit supozoj se është dhënë në emër të VMRO-DPMNE-së dhe në emër të Qeverisë, është skandaloz, i pahijshëm dhe është pazar në kafene. Edhe më parë edhe tani dhe deri në fund informojmë se ne me paratë e qytetarëve nuk bëjmë pazar dhe në pazarin e tillë nuk hyjmë", tha Igor Ivanovski, LSDM.
Përkundër kundërshtimit të opozitës, qeveria do të deklarohet me shkrim lidhur me amendamentet.
"Do ti shqyrtojmë të gjitha amendamentet edhe atje ku ka amendamente të cilat përputhen me konceptin e qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor, do të deklarohemi pozitivisht", deklaroi Zoran Stavreski, Ministër i Financave.
Komisioni i financave dhe buxhetit po zhvillohet në një atmosferë të tendosur dhe të tensionuar. Në sallë thuajse edhe nuk diskutohet për amendamentet. Dominojnë akuzat e ndërsjella. Për nesër është planifikuar koordinimi i ri me kryetarin e Parlamentit Velanovski. Natasha Stojanovska