Anëtarët e komisionit për lustrim Janake Vitanovski dhe Bllagoja Geshovski sot kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre. Vitanovski dhe Geshovski vlerësojnë se lustrimi është duke shkuar në drejtim të gabuar. Vërejtjet e tyre janë puna tendenciozë dhe selektive e komisionit dhe shndërrimin e saj në instrument të pushtetit për përballje me kundërshtarët. Vërejtjet e Geshovskit dhe Vitanovskit kanë të bëjnë edhe për atë që kryetari aktual i komisionit për lustrim Tome Axhiev në mënyrë të paligjshme gatë një vit e gjysmë udhëheq komisionin.
"Pos asaj që këtë komision e udhëheq kryetar jolegjitim, ky komision disa herë shpalli për bashkëpunëtor njerëz të cilët jo vetëm që nuk ka fakte të mjaftueshme që kështu në këtë mënyrë publikisht të etiketohen, por ekzistojnë dokumente që dëshmojnë se ata nuk kanë qenë bashkëpunëtorë. Nga ana tjetër disa herë me mbivotim qëllimisht janë lënë një numër i madh i funksionarëve aktual dhe janë amnistuar nga përgjegjësia bashkëpunëtorët e vërtetë që duhej të ishin lëndë e përpunimit nga ana e komisionit", u shpreh Janake Vitanovski, ish anëtar i komisionit për lustrim.
Dorëheqjet e Vitanovskit dhe Geshovskit vijnë pas kërkesës publike që ditë më parë lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski i bëri anëtarëve të komisionit për lustrim që ishin propozuar nga LSDM-ja që të dorëheqjen nga ky komision.
"Një periudhë të gjatë ne tregojmë për parregullsitë e këtij komisioni. U bindëm deri sot ishim optimist se diçka mund të ndodh dhe procesi të kthehet në rrugë të mbarë. Konkluzat e komisionit të Venecias janë një pikë më tepër për marrjen e vendimit përfundimtar dhe kuptohet se ndikim ka edhe vendimi i tyre që kanë vendosur që të jemi anëtarë të komisionit", tha Bllagoja Geshovski, ish anëtar i komisionit për lustrim.
Kryetari i komisionit për lustrim Tome Axhiev tha se dorëheqjet e Vitanovskit dhe Geshovskit kanë qenë të pritura, ndërsa paralajmëroi se komisioni për lustrim do të vazhdojë me punë për shkak se ka kuorum.
"Mendoj se ishte e pritur, ata një kohë të gjatë punonin ashtu dhe tash vetëm se u vërtetua puna e tyre, ata qëndrojnë në anën e bashkëpunëtorëve, i mbështesin dhe nuk lejojnë që komisioni të bëjë punën e vet si duhet. Komisioni ka legjitimitet. Ajo nuk është trup politik që të ketë legjitimitet politik. Ajo është trup i Kuvendit, që punon në bazë të dokumenteve që i grumbullon dhe i përcjellë', ka thënë kryetari i komisionit për lustrim Tome Axhiev", u shpreh Tome Axhiev, kryetar i komisionit për lustrim.
Anëtari tjetër i komisionit për lustrim propozuar nga PLD-ja Çedomir Damjanovski paralajmëroi që të mërkurën do të prononcohet për qëndrimin e tij ose jo në komision. Vërejtje për punën e komisionit për lustrim kishte edhe komisioni i Venecias si dhe ekspertët vendor. Shkëlzen Aqifi