Mjekët: Takimi me Gruevskin pa epilog

2015-08-21 0

Mjekët e Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike edhe sot e vazhduan grevën. Ata thonë se në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin nuk kishte asnjë marrëveshje konkrete, por udhëzime si të kapërcehet problemi. Mjekët gjatë ditëve të ardhshme me shkrim do të paraqesin propozimet lidhur se si duhet të korrigjohet model i pagesës sipas rezultateve të punës në mënyrë që ai të bëhet cilësor.

"Ne nuk mund të themi se ka ndonjë marrëveshje për shkak se nuk kishte negociata, por më tepër njohje. Tema kryesore ishte modeli i pagesës sipas rezultateve të punës. I paraqitëm vërejtjet tona që janë të shumta dhe thelbësore dhe mund të them se kryeministri ishte e hapur në disa pjesë që të bisedohet në lidhje me të dhe të arrihen disa ndryshime në vet modelin dhe që të bëhet funksional", theksoi Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.
Për rritjen e pagave, Gruevski nuk dëshiroi të bisedojë me Sindikatën e Pavarur të Qendrës Klinike, por me sindikatën e degës, sepse ajo është përfaqësuese.
"Problem kyç ngelet rroga e mjekëve për të cilën kryeministri nuk deshi të bisedoj me ne por tha se për atë jam duke zhvilluar biseda me sindikatën e pavarur të mjekëve dhe të shëndetësisë por ne thamë se aktualisht mjekët ndodhen në sindikatën e pavarur të qendrës klinike dhe të spitaleve tjera dhe ata me të cilët duhet të bisedoj ai jemi ne. E lamë këtë çështje hapur dhe ngelim që në bisedat tjera të vazhdojnë bisedimet për çështjen e rogave", tha Asim Musa, mjek nga Struga.
Sipas kryetarit të sindikatës së degës, Lubisha Karanfilovski, i cili gjithashtu ishte në takimin e djeshëm, mbetën në kërkesat që në modelin e pagesës sipas kontributit të mos ketë dënime, por shpërblime, kurse pagat të rriten për rreth 20 për qind. Marrëveshja paraprake me ministrin pritet të arrihet të premten.Bojana Simonoviq