Edhe pas dështimit,Teuta Arifi vazhdon të mbetet e kënaqur

2015-08-21 1

Shkupi Zyrtar e mirëpret vendimin e Këshillit Evropian, i cili edhe këtë vit la Maqedoninë pa datën e negociatave. Zv/kryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, tha se megjithatë, konkluzioni i miratuar një natë më parë është pozitiv ndërsa vendi asnjëherë nuk ka qenë më afër integrimit evropian.

"Pas 4 vitesh 'status quo' në këtë proces, dje Këshill i Ministrave i BE-së vendosi një kornizë të qartë për negociatat aderuese të Maqedonisë e cila ka rëndësi thelbësore për procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Bashkimi Evropian merr përsipër përgatitjen e kornizës për bisedime, fillimin e procesit të skriningut, të dy këto procese të bëra në mënyrën e njëjtë ashtu si për të gjitha vendet që kanë filluar bisedimet me BE. Qytetarët e këtij vendi asnjëherë nuk kanë qenë më afër BE-së se sa tani ashtu si deri tani Këshilli i Ministrave nuk ka sjellë ndonjë vendim pozitiv dhe korrekt sikurse ky i tanishmi", deklaroi Teuta Arifi, zv/ kryeministre për çështje evropiane.

Teuta Arifi nuk e shikon aspak dramatike çështjen e emrit, madje, është e kënaqur që BE-ja ka shtuar detyrat e shtëpisë për Maqedoninë, si për fqinjësinë e mirë ashtu edhe për përmbushjen e reformave.

"Korniza për të cilën flet BE-ja është një kornizë e cila nuk flet vetëm për problemin e emrit por edhe përgjithësi për reformat ku duhet raportuar për reformat, për çështjen e emrit dhe çështjen e fqinjësisë së mirë. Pra, BE jep një hapësirë më të gjerë, më tolerante për të pasur mundësi që edhe të përparojmë por edhe një atmosferë të mirë t'i adresojmë çështjet dhe temat e vjetra që nuk janë lehtë për t'u adresuar", tha Teuta Arifi, zv/ kryeministre për çështje evropiane.

Ndërsa ministri i jashtëm Popovski, heq totalisht barrën nga vërejtja e një dite më parë e Këshillit, për retorikën anti fqinjësore të Maqedonisë.

"Fakti që përcaktohet dinamika e caktuar mund të paraqes kontribut të rëndësishëm, fakti që kemi konkluza që japin perspektivë të caktuar mund të llogaritet si përfitim i caktuar. Me rëndësi është se akoma në këtë moment nuk kemi njësi matëse të caktuar në sistemin matës për fqinjësi të mirë, ajo që është shfrytëzuar si pretekst për imponim të obstruksioneve. Por pavarësisht asaj mase Maqedonia është shampion në atë disiplinë", u shpreh Nikolla Popovski, Ministër i Jashtëm.
Ky dështim i Maqedonisë, është shpallur si triumf nga Athina Zyrtare. Ministr i jashtëm grek Avramopulos, në një deklaratë, theksonte se çështja e emrit mori bekimin unanim nga BE-ja, si kusht për hapjen e negociatave të Maqedonisë, dhe me këtë rast, Greqia ia doli të imponohej si faktor i pa-zëvendësueshëm në Union konsensual.

"Për herë të parë zgjidhja e çështjes së emrit u vendos qartë me vendim unanim të Këshillit, si parakusht për hapjen e negociatave aderuese me IRJM-në. Çështja e emrit tani është komponent vendimtar si kusht për të plotësuar marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore. BE foli me një zë të vetëm, duke i dërguar mesazh të qartë Shkupit. Është pozitiv dhe i qartë. Ne shp...

Free Traffic Exchange