Pukë, reshjet e dëborës izolojnë komunën Ikballë

2015-08-21 3

Deri në orën 09:40 i gjithë rrethi i Pukës ka qenë i izoluar. Edhe rrugët brenda qytetit kanë qenë të bllokuara. Në orën 10:00 Bashkia filloi të pastrojë rrugën kryesore vetëm ne qytet. Trashësia e debores 35 cm ne qytetin e Pukes. Aksi rrugorë Puke-Shkodër i kalueshëm me zinxhir, kjo për automjetet e mëdha. Aksi Pukë-Fush Arrëz i bllokuar.
Në komunën Iballë tarshësia e borës në qendër arrin në 60 cm. Kjo komunë është e bllokuar prej ditës së djeshme, ndërsa për 3 ditë është pa energji elektrike. Për shkak të motit të keq dhe të temperaturave të ulëta, orët e mësimit në shkollen 9-vjeçare të Pukës dhe në shkollën e mesme bëhen të shkurtuara, informon në faqen e tyre forumi pukjan.
(ad.ti/shqiptarja.com)