Dëbora, pastrimi i rrugëve në Tetovë

2015-08-21 6

Janë zhbllokuar dy korsit në aksin rrugor Gostivar-Mavrovë-Dibër që ishin bërë të pakalueshme nga reshjet e shumta të borës gjatë dy ditëve të kaluara. Ekipi i televizionit Alsat, mbrëmë gjatë natës vizitoi këto akse rrugore për të parë nga afër pastrimin e dëborës nga ekipe të ndërmarrjes 'Makedonija Pat', e cila për herë të parë ka vënë në lëvizje nga dy makineri për pastrimin e menjëhershëm të dëborës.
"Sonte jam në mbikëqyrje të punës në aksin rrugor në Strazhë, por sonte mbeta i kënaqur për punën që bëjnë punëtorët e Makedonia Patit. Rrugët magjistrale dhe regjionale në tërë shtetin janë të pastërta por, prapë se prapë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duhet të jenë të kujdesshëm", tha Gajur Kadriu, drejtor i Makedonija PAT.
Drejtuesit e Ndërmarrjet 'Makedonija Pat,' i rekomandojnë vozitësve që të kenë kujdes dhe të mos drejtojnë makinat ma pajisjet e nevojshme dimërore.
"Rrugët për momentin janë të kalueshme për të gjitha automjetet, rruga siç e shihni është e pastër, megjithatë, un do kisha porositur të gjithë vozitësit që udhëtojnë jashtë vendbanimeve kushtimisht të kenë pajisje dimri dhe goma të mira të dimrit", u shpreh Petko Spasevski, nga ekipi mobil për mirëmbajtje të makinerisë.
Për dallim nga rrugët e lartpërmendura, të pastërta dhe vështirë të kalueshme janë rrugët e fshatrave malor të Malësisë së Sharrit. Ndërkohë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se gjatë ditës së sotme është hequr ndalim i lëvizjes për automjetet e rënda në drejtim të Mavrovës, Kërçovës dhe Qaf Thënës. Bashkim Sulejmani