Partitë shqiptare dënojnë incidentet

2015-08-21 3

Subjektet politike shqiptare njëzëri kanë dënuar ashpër incidentin e mbrëmshëm gjatë dhe pas ndeshjes mes Teteksit dhe Shkëndijës, ku janë rrahur disa persona të moshuar dhe një vajzë e moshës së mitur. BDI-ja e Ahmetit kërkon kapjen e kryerësve të këtij incidenti dhe vënien e tyre para organeve të drejtësisë.
"Jemi thellësisht ët brengosur për nivelin e urrejtjes e cila duket se rrezikon të shndërrohet në sjellje të rregullt të tifozerisë etnike maqedonase, bëjmë edhe njëherë tirrje përfundimisht që kjo sjellje të korrigjohet, por ajo çfarë është akoma më me rëndësi kërkojmë dhe apelojmë te organet e rendit që ti identifikojnë autorët e këtyre rrahjeve dhe ti sjellin ata para organeve ët rendit duke mos u nisur nga asnjë lloj qasje selektive apo duke mos kërkuar masa më të buta ndëshkuese për autorët e këtyre incidenteve", deklaroi Ermira Mehemti-Devaja nga BDI.
Partia demokratike Shqiptare gjithashtu ka dënuar incidentin por fajin e ka adresuar tek Ahmeti dhe partia e tij. Derisa nga RDK-ja e Osmanit, pyesin pse dy skuadra nga Tetova të zhvillojnë ndeshjen në Gjorçe Petrov.
"Shqiptarët vazhdojnë të rihen, ndaj shqiptarëve vazhdon të ushtrohet dhunë e projektuar nga qeveria BDI-VMRO. Politika nënshtrues e BDI-së dhe Ali Ahmetit u mundëson maqedonasve të ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarëve. Dje ashtu si pardje, sikur para një viti dhe para një muaji, shqiptarët maltretohen, shqiptarëve u montohen procese gjyqësore, shqiptarëve u rrënohen shtëpitë. Shqiptarëve u digjet flamuri. Gjithë kjo e keqe që u ndodhë shqiptarëve ka vetëm një emër, BDI dhe Ali Ahmeti", ka theksuar Orhan Ramadani nga PDSH.
"RDK-ja dënon ashpër incidentet e rënda ndëretnike që kanë ndodhur gjatë dhe pas ndeshjes Teteks --Shkëndija. Dënojmë thirrjet anti shqiptare dhe djegien e flamurit shqiptarë. Gjithashtu dënojmë aktin e dhunës të huliganëve me thika që dhunuan dy të moshuar dhe një 15 vjeçare me kombësi shqiptare duke iu shkaktuar lëndime trupore. RDK ja i bën thirrje ministrisë së brendshme që të merr masa për zbulimin e autorëve dhe të njëjtëve vendosjen e prangave sa më shpejtë", tha Izet Zeqiri nga RDK
Incidenti i djeshëm ishte në vazhdën e incidenteve që kohëve të fundit janë prezentë në fushat sportive. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange