Dhuna në familje, Berisha: Në 22 vite u vranë më shumë gra se në 2 shekuj

2015-08-21 0

Manushaqe Çeliku dhe foshnja e saj në bark është viktima më e fundit e dhunës në familje. 34 vjeçarja nga fshati i Librazhdit u masakrua barbarisht nga bashkëshorti i saj, Shpëtimi në Orikum të Vlorës.

E ndërsa krimi kishte ndodhur dje lajmi u mësua sot në mëngjes nga policia e Vlorës, vetëm pak orë pasi në Tiranë, në hotel Tirana, të niste punën konferenca kombëtare kundër dhunës së grave, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, Ettore Sequi i BE-së dhe Aleksandër Arvizu i SHBA-së. Në konferencë kryeministri Berisha pranoi se kemi të bëjmë me një fenomen në rritje, i cili po shkakton viktima tek gratë më shumë se 2 shekuj të marrë së bashku.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange