Deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri dorëzuan sot paradite në kryesinë e Kuvendit një rezolutë për zgjidhjen e çëshjes çame. Rezoluta përbëhet nga 13 pika dhe në të kërkohet shfuqizimi i ligjit grek të luftës, rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare.
(ad.ti/shqiptarja.com)