'Republika Veriore e Maqedonisë', propozimi i fundit i Nimicit

2015-08-21 0

"Republika Veriore e Maqedonisë". Sipas informatave të publikuara në revistën "Gragjanski", ky është propozimi i fundit i ndërmjetësit Metju Nimic, prezantuar më 20 nëntor në Nju Jork. Sipas burimit të njëjtë, emri i propozuar do të përdorej në të gjitha organizatat ndërkombëtare, ndërsa emri kushtetues do të mbetej për përdorim të brendshëm dhe për marrëdhëniet bilaterale me shtetet që do të dëshirojnë të vazhdojnë ta përdorin atë. Gazeta shkruan se ndërmjetësuesi ka ofruar që në letërnjoftim të qëndrojë -- "Nënshtetas i Republikës Veriore të Maqedonisë", ndërsa e njëjta formulë është parashikuar edhe për gjuhën -- "gjuhë zyrtare e Republikës Veriore të Maqedonisë". Qeveritë në Shkup dhe Athinë, për momentin heshtin. Sipas disa analistëve, ky është një sinjal pozitiv por, krijohet përshtypja se gjithçka do të varet nga konstatimi rreth procesit euro-integrues për Maqedoninë, i cili pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme nge Komisioni Europian, që pritet të vendosë mbi datën e negociatave. Pala maqedonase pret të përqafojë idenë e marrjes së datës, dhe zgjidhjes përgjatë saj edhe të çështjes së emrit, ide kjo që vazhdon të kundërshtohet nga grekët. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange