Shirat e rënë gjatë ditëve të fundit në rrethin e Fierit kanë shkaktuar shkarje dheu në teatrin e qytetit antik të Apolonisë, pikërisht te gërmimet të cilat janë kryer nga ekspedita shqiptaro-gjermane gjatë këtij viti. Kjo shembje ka ardhur si rezultat i një burimi nëntokësor , i cili nuk është marrë parasysh nga studimet gjeologjike për këtë zonë.
(ad.ti/shqiptarja.com)