Samiti i BE-së, datë të kushtëzuar për Maqedoninë

2015-08-21 1

Në një kohë kur zyrtarët e lartë shtetëror shmangin deklaratat rreth pritjeve nga Samiti i BE-së, njohësit e çështjeve evropiane janë gjithnjë e më të zëshëm rreth skenarit që Maqedonia do të marrë vetëm paralajmërim për marrjen e datës së bisedimeve apo datë të kushtëzuar. Zv/kryeministrja për euro-integrime Teuta Arifi, 6 ditë para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, me tone të rezervuara rreth kësaj çështjeje tha se pret që Unioni të miratojë një konkluzion korrekt dhe pozitiv.

"Nga takimet që kam zhvilluar tërë kohën, i fundit nga të cilët ishte me ministrin për çështje evropiane të Francës, dëshiroj të besoj se BE-ja do të gjejë një mënyrë korrekte për të dhënë konkluzione pozitive për sa i përket Ballkanit por edhe Maqedonisë në samitin e dhjetorit", deklaroi Teuta Arifi, zv/ kryeministre për çështje evropiane.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Euro-Integrime Radmilla Shqerinska, nuk shpreson tek opsioni se Maqedonia mund të marrë datën për fillimin e negociatave, por thjesht një datë të kushtëzuar. Për Sheqerinskën, është e papranueshme qasja e qeverisë për të qëndruar duarkryq rreth sinjaleve që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli.

"Maqedonia mund të shpresojë në një konkluzion që do të jetë pozitiv, dhe nuk do të jetë ngjitja e status quo-së që ishte karakteristike në 4 vitet e kaluara. Unë nuk dua të jem shumë optimiste, nuk pres që të marrim datë për fillimin e negociatave, mirëpo ajo që mund të bëhet dhe që duhet të ndodh është fitojmë mundësinë të paktën të fillojmë procesin e skriningut me paralajmërim se data për fillim e negociatave mund të vendoset në samitin e qershorit, ky është skenari i Malit të Zi apo datë për datë, gjithçka tjetër është vështirë të parashikohet. Sinjalet që vijnë nga Brukseli janë të përmbajtura por pozitive, ndërsa fatkeqësisht informata që vijnë nga qeveria janë zero", tha Radmilla Sheqerinska, Kryetare e Këshillit nacional për euro-integrime.

Në vijë të njëjtë edhe gazetari për politikë të jashtme dhe çështje evropiane Vasko Popetreski, i cili vlerëson se konkluzioni i Samitit do të rezultojë me datë të kushtëzuar. Ndërkaq sipas tij, BE-ja mund të kërkojë si kusht nga Maqedonia, zgjidhjen e çështjes së emrit në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

"Ajo që më së shumti shpresojmë, është fillim i kushtëzuar i bisedimeve pra këtë dhjetor të marrim paralajmërim se është e mundur që në qershor të fillojmë bisedimet dhe të marrim kushtëzim, çështja është se si do të jetë i definuar ai kusht me siguri do të jetë i lidhur me rezultate në planin e fqinjësisë së mirë pra në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe Greqinë, ndërsa në bazë të informatave nga Brukseli kjo mund të thotë edhe zgjidhje e çështjes së emrit para qershorit, që në qershor mund të vendoset 'de jure' vendimi për fillimin e bisedimeve, them 'de jure' pasi nëse tani gjithçka shkon si duhet ne do të fillojmë 'de facto' bisedimet pasi Këshilli do ta angazhojë Komisionin të fillojë skriningun, që 'de facto' është fillim i bisedimeve", u shpre...

Free Traffic Exchange