Stavreski, 'mbrohet' nga rënia e investimeve

2015-08-21 0

Për katër vjet në Maqedoni kanë hyrë një miliard e 550 milionë euro investime të huaja direkte, që është për dy herë më shumë se investimet e huaja në periudhën prej vitit 1990 e deri në vitin 2005, nëse përjashtohen privatizimet e monopoleve shtetërore. Kështu ministri i Financave Zoran Stavreski u përgjigj në pyetjet për rënien e investimeve të huaja në vend në tre tremujorët e parë.

"Investimet direkte do të intensifikohen, sikurse që do të zvogëlohen presionet nga kriza evropiane. Është e evidente se për shkak të politikave të kompanive vendore që themeluan firma në vend, ka rrjedhje të konsiderueshme të mjeteve dhe derisa kjo është në kuadër të ligjeve nuk mund të parandalohet, pasi është pjesë e politikës së firmave që veprojnë në Maqedoni. Parashikimet tona janë se në 2013 kriza evropiane do të dobësohet dhe kompanitë më të lehtë do të vendosin se si ti realizojnë investimet e tyre", deklaroi Zoran Stavreski, ministër i Financave.

Investimet e huaja direkte, sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë po shënojnë një rënie të konsiderueshme për shkak derdhjes së mjeteve jashtë vendit dhe arrijnë shumën 44.2 milionë euro në tre tremujorët e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, kur në të njëjtën periudhë arriti rreth 200 milionë euro. Ndërkohë, për të ndihmuar kompanitë vendore, ministria e Financave paralajmëroi uljen e tarifave doganore prej janarit të vitit të ardhshëm.

"Me qëllim që të kryhet rinovimi i parkut vozitës dhe të zvogëlohen shpenzimet e kompanive të transportit do të ketë zvogëlim të normave për doganimin e autobusëve prej 10 përkatësisht 15 për qind, varësisht nëse shpenzon autobusi dizel ose benzinë, normat doganore zvogëlohen në 5 për qind", tha Zoran Stavreski, ministër i Financave.

Sipas vendimit, shfuqizohen ose zvogëlohen normat doganore për lëndë të para, për pjesë këmbimi të makinave, për folitë e polietilenit dhe për makinat e veglave. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange