Jankullovska: 'Padi penale për tifozët që ofendojnë shqiptarët'

2015-08-21 1

Padi penale për tifozët që dje ofenduan qytetarët shqiptar në Bit Pazar ndërsa të tjerët do të përgjigjen për pjesëmarrje në incident. Kështu informoi ministrja e brendshme Gordana Jnakullovska duke komentuar rastin e djeshëm. Sipas saj Ministria e brendshme ka zbardhur në tërësi rastin dhe paralajmëroi se në të ardhmen ky dikaster do të reagoj ashpër ndaj të gjithë atyre që do të tentojnë të nxisin incidente jo vetëm në terrenet sportive por edhe jashtë tyre.

"Ne morë masa për zbardhjen e rastit, u ndaluan tifozët. Bëhet fjalë për rreth 20 persona që u përfshin në incidentin dhe në bazë të shkallës së përfshirjes së tyre pasojnë padi penale, pjesa më e madhe e padive do të jenë për dhunë ndërsa një pjesë për pjesëmarrje në rrahje. Ky incident është zbardh në tërësi. Dëshiroj të përsëris se do të reagojmë në mënyrë të pa mëshirshme ndaj të gjitha incidenteve jo vetëm atyre që ndodhin në terrenet sportive. Vlerësojmë se reagimi i ashpër ndaj këtyre personave duhet të jetë porosi e qartë deri te ata dhe të gjithë të tjerët që mendojnë të përfshihen në incidente se sporti duhet të mbetet fushë për matjen e rezultateve sportive e jo matjen e forcës në kuptimin e dhunës", deklaroi Gordana Jnakullovska, ministre e brendshme.

Incidenti i djeshëm siç theksoi një dëshmitar është nxitur nga tifozët maqedonas të cilët duke u kthyer nga Autokomanda me autobusin numër 2 me të mëritur në stacionin në Bit Pazar kanë filluar të ofendojnë dhe shajnë qytetarët shqiptar.

"Me e sha burrin pas 60 vjetëve është shumë rëndë, me ma sha kombin, fenë, flamurin le ta harroje atë. Ardhmëri maqedonët, Gruevski asnjëherë nuk do të ketë me shqiptarët, ne ngatërrime të këtilla do të kemi gjithmonë, ardhmëri kur e përjetë dhe u them sot e një mijë vjet edhe me më burgos ky jam tjetër nuk bëhem", u shpreh ditë më parë një dëshmitar okula .

Por, thirrjet antishqiptare nuk kanë ndaluar këtu, ato kanë vazhduar në orët e mbrëmjes gjatë ndeshjes së basketbollit nga tifozët e skuadrës së 'MZT Skopje.

"Maqedonia e maqedonasve, ka qenë gjithmonë dhe do të jetë"
"Atdhe yni dije, do të ruajmë "; "Të gjithë dushmanët do ti shkelim"...

Tifozët e MZT-së me këtë këngë iu përgjigjën thirrjes së tifozët të skuadrës së Vardarit të njohur si "Komitët" të cilët bënë thirrje publike për bashkimin e të gjitha grupeve të tifozëve në një që të jenë më të fortë kundër shqiptarëve. Gjyltene Rexhallari