Familja Hasani nga Llaskarca kërkon ndihmë për çatinë

2015-08-21 1

Kjo është shtëpia ku para 8 muajve kishte banuar familja 7 anëtarëshe Hasani nga fshati Llaskarcë. Për shkak të problemeve me energjinë elektrike shtëpia ishte djegur në tërësi për të lënë këtë familje nën mëshirë të njerëzve human....Pas grumbullimit të disa donacioneve familja u zhvendos në rrafsh të fshatit për të ndërtuar shtëpi të re me shpresë se ditët e vështira do të mbeten vetëm një e kaluar e hidhur. Mirëpo, shpresa për ditë më të mira u shua përnjëherë, ata madje përjetuan momente edhe më rishtuese. Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë bërë që kjo familje sërish të dal në rrugë për shkak se uji kishte vërshuar të gjithë shtëpinë duke shkatërruar edhe ato pak gjëra që ishin brenda dhomave të saj. E gjithë kjo tragjedi vjen si shkak i mos ndërtimit të kulmit të shtëpisë që familja nuk kishte arritur ta bëj me donacionin e mbledhur.

"Shpija pa mbulua, pa drejtu,ujë nuk kemi, krejt mbrapa kemi mbet, pa lye, pa kulm edhe nuk kemi mjaftueshëm me hangar. Fëmijët duan me hangar, mu vesh. Ai që është i sëmurë i duhen pampersa, edhe pampersa nuk kemi, duhet mi ble, ndonjëherë kemi ndonjëherë jo. Më herët çka kërkonin fëmijët? Bukë, thonë oj nënë bukë, margarinë, duam të hamë diçka,s'ka moj nënë, ku të marrish, nuk ka punu sivjet. A qajnë fëmijët ndonjëherë për bukë? Si nuk qajnë, mbrëmë kanë qarë shumë, thonin oj nënë bukë, ju dhashë bukë nuk e donin thatë, me çka me ju dhanë, nuk ka", u shpreh Miradije Hasani.

Derisa në qëndruam në këtë shtëpi fëmijët dridheshin nga i ftohti ndërsa lëviznin nga jashtë brenda këmbëzbathur e në ujë. Këtë e dëshmon vet Gazmendi 11 vjet i cili në duar mban vëllain më të vogël, Lulzimin 4 vjet, me qëllim që ta mbroj nga uji i ftohtë.

"Ishim tu flejtë kur e pamë në mëngjes shiu kishte hy në dhomë ma. Çka bëtë ? Kurgjë, u zgjuam prej gjumit, desha të shkoj në shkollë nuk kisha me çka me shkue, këpucë...A ishin lag teshat krejt? Krejt, çorapet, patikat, krejt janë lag. A ki tjera me vesh? Jo. Edhe hiç nuk ke shkua në shkollë? Hiç nuk kam shkua. Shumë ftohtë me vjen te këmbët, kështu kemi ndejtë gjithë ditën nëpër shi, ftohtë".

Si zakonisht, barrën më të rëndë në çdo familje e mban kryefamiljari, në këtë rast Izair Hasani thotë se vazhdimisht ka kërkuar punë për të siguruar një ekzistencë më të mirë për familjen, por nuk ja ka arritur. Ai bën apel ndaj atyre që kanë mundësi, ti ndihmojnë ndërtimin e kulmit të shtëpisë dhe mobilimin e një dhome.

"Te mixhallarët kam punu nga pak, pare nuk ka, çka me bë...Çka ke punu? Shpija kemi ndërtu, mallter kam bë. Katastrofë i kemi punët, si u djeg shtëpia krejt mbrapa kemi mbet, prej shiut u bë një e gjysmë ora ku e pamë shiu krejt dhomat i kishte bë lloç, po në gjumë tu flejt u zgjuam patjetër. Tash më nuk keni edhe ku me flejt? Jo, jo askund, nuk di ku me shkua sonte, katastrofë i kemi punët", u shpreh Izair Hasani, kryefamiljar.

Kryefamiljari Hasani ka pesë fëmijë, Muzemilin 16 vjeç i cili është i sëmurë psikik, Ganiu 13, Gazmendi 11, Sabria 10 dhe Lulzimin 4 vjet...

Free Traffic Exchange