Strauss-Kahn, gjashtë milionë euro kamarieres, 3 ia jep borxh ish-gruaja

2015-08-21 1

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominique Strauss-Kahn do t'i paguajë shumën prej 6 milionë euro kamarieres së një hoteli në Nju York, Nafissatou Diallo, lidhur me akuzat se ka përdhunuar këtë të fundit.
Ish-kreu i FMN-së, njëkohësisht ish-kandidati socialist i cili do të rivalizonte presidentin e Francës Sarkozy, ka rënë dakord me kamarieren që kësaj histori t'i jepet fund pas pagesës së kësaj shume. Por e veçanta qëndron se 3 milionë nga shuma totale, ia ka dhënë ish-gruaja e tij.
(ad.ti/shqiptarja.com)