Parada, Berisha: Mirënjohje për njerëzit që e sollën Shqipërinë në këtë ditë feste

2015-08-21 3

Rreth 1800 trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme parakaluan sot pasdite në sheshin "Skënderbej", në Tiranë, në një paradë ushtarake, në praninë e personaliteteve më të larta të vendit dhe të ftuarve të shumtë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe vende të ndryshme të botës.

Në fjalën përshëndetëse përpara fillimit të paradës të Forcave të Armatosura në sheshin "Skënderbej", kryeministri Berisha shprehu mirënjohje për të pranishmit në këtë 100-vjetor të pavarësisë, figura të larta të politikës, diplomatë të huaj, zëvendëskryetar të parlamenteve e kryetar parlamentesh nga mbarë bota.

(ad.ti/shqiptarja.com)