REPORTAZH/ Në shtëpinë e varfër të Ismail Qemalit, takimi me pinjollët

2015-08-21 2

Ndërsa entuziazmi për 100-vjetorin e Pavarësisë ka përfshirë sheshet dhe qytetet e Shqipërisë, zgjedhim një mjedis shumë intim për të kujtuar themeluesin e Pavarësisë, Ismail Qemalin. Trokasim tek dera e trashëgimtarëve të familjes Vlora, që këto ditë rri gjysmë e çelur. Në derë shkruhet mbi të kuqe: "Familja Ismail Vlora". Kjo është familja e Arjana Vlorës, stërmbesës së Ismail Qemalit. Ariana jeton ende në shtëpinë vjetër të prindërve të saj. Një apartament i vogël, i ngushtë në Tiranën e Re. Shenjat të mezidukshme të varfërisë, mbuluar me shkëlqimin e fisnikërisë, pastërtisë, finesës në rendin e gjërave më të nevojshme, dhe dinjiteti i kësaj dere mikpritëse bie në sy sapo hyn brenda.
(ad.ti/shqiptarja.com)