Mjekët radikalizojnë grevën

2015-08-21 6

Mjekët të cilët janë anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike prej sot vendosën ta ndërpresin punën në një pjesë të ambulancave në qendër, ndërsa në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori" punon vetëm shërbimi kujdestar. Nga kjo sindikatë do të përkujdesen vetëm për rastet emergjente, e nëse vjen deri te pasojat e padëshiruara, kërkojnë që përgjegjësia të kërkohet tek Ministria e Shëndetësisë.

"Shfrytëzoj rastin që t'u kërkoj ndjesë qytetarëve dhe pacientëve dhe t'i orientoj që pakënaqësinë e tyre ta shprehin në këtë institucion meqë me sjelljen e vet injorante, ai tani e mban përgjegjësinë për situatën e këtillë", deklaroi Dr. Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.

"I Informoj pacientët se sot Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ,,8 Shtatori", veprimtarinë e përgjithshme specialistike do ta realizojë përmes shërbimeve kujdestare, praktikisht ambulancat specialistike do të jenë të mbyllura, do të funksionojë shërbimi kujdestar ku do të përkujdesen të gjithë pacientët", tha Antonio Antovski, Këshilli grevist i SPQ ,,8 Shtatori".

Në Qendrën Klinike sot ishte evidente se ka më pak pacientë, ndërsa edhe më të paktë ishin në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ,,8 Shtatori".

"Nuk na pranuan fare. Na thanë javën tjetër të vijmë dhe të shikojmë në lajme nëse do të vazhdojë apo jo greva. Do të shohim javën e ardhshme. Erdhëm nga Gostivari".

Greva vazhdon në gjithë Maqedoninë shprehen nga Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike. Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot sërish nuk deshi deklarohet. Për sot ishte paralajmëruar takimi ndërmjet Todorovit dhe degës së Sindikatës për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale që është pjesë e Lidhjes së Sindikatave, e që për momentin është kundër grevës. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange