LSDM, Maqedonia mbrëmë pa zot shtëpie

2015-08-21 0

Derisa fqinjët tanë festojnë në Shkup, kreu i shtetit Ivanov fshihet në vilën e tij, kurse kryeministri Gruevski ikë në vizitë të pa paralajmëruar në SHBA. Kështu akuzoi sot LSDM-ja opozitare duke komentuar manifestimin e mbrëmshëm të 100 vjetorit të shtetit dhe flamurit kombëtarë shqiptarë, Partia e Cërvenkovsit vlerëson se manifestimit t mbrëmshëm i kanë paraprirë vendosja e busteve, ngritja e flamujve të mëdhenj shqiptarë, duke anashkaluar flamuri shtetëror si simbol i sovranitetit , me çka sipas LSDM-së është nënçmuar dinjiteti maqedonas.

"Sovraniteti dhe dinjiteti nacional i Maqedonisë, në mënyrë shtesë u nënçmua me faktin se në qendër të Shkupit, në sallën Boris Trajkovski, mysafirët nga Shqipëria dhe Kosova, kryeministrat Berisha dhe Thaçi festuan, derisa presidenti Ivanov dhe kryeministri Gruevski ikën. Njëri u fsheh në vilën e tij në Vodno, a tjetri iku në vizitë të pa paralajmëruar në SHBA. Do të thotë mysafirët me të madhe festuan, kurse nikoqirët ikën dhe e lanë shtëpinë boshe", tha Andre Petrov, LSDM.

Nga LSDM-ja përkujtuan edhe rastin e Zebërnjakut, ku presidenti Serb Nikoliq dhe kryeministri Daciq, kremtuan 100 vjetorin e betejës së Kumanovës. Për dallim nga kjo Talat Xhaferri nga BDI, vlerëson se manifestimi i mbrëmshëm ka qenë një ndër manifestimet më dinjitoze që shqiptarët e Maqedonisë kanë organizuar ndonjëherë.

"Manifestimi i mbrëmshëm sipas meje ishte manifestim dinjitoz i paralajmëruar që më parë si ndodhi qendrore e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtarë nën përkujdesjen dhe udhëheqjen e këshillit qendrorë organizativ për RM-në i udhëhequr nga zv/ kryeministri Musa Xhaferri. Mendoj që shqiptarët e RM-së manifestim më dinjitoz dhe më përmbajtjesor në historinë e tyre nuk kanë pasur", theksoi Talat Xhaferri, BDI.

Ndërkohë që subjektet tjera politike u përmbajtën nga çfarëdo lloj komenti lidhur me manifestimin e mbrëmshëm. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange