Konfederata mbështetë grevën e mjekëve

2015-08-21 1

Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë del në mbështetje të grevës së mjekëve. Ata firmosën sot memorandumin e bashkëpunimit me Sindikatën e Pavarur të Qendrës Klinike, e cila prek 10 ditësh është në grevë. Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale iu bëri thirrje autoriteteve shëndetësore për bisedime, në të kundërtën paralajmëroi protesta më masive.

"Ne, prej këtu, i bëjmë thirrje ministrit Todorov që më në fund të na kontaktoj dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme, për të dëshmuar se është në interesin e qytetarëve edhe të pacientëve", tha Marijan Ristevski, kryetar i Konfederatës së Organizatave Sindikale në RM.

Nëse nuk mbahen bisedime dhe vazhdohet me qëndrimin injorues, tha Ristevski, atëherë mbështetja për grevën do të kërkohet edhe nga sindikata e policisë, Hekurudhat e Maqedonisë dhe nga ushtarët profesionistë. Konfederata numëron rreth 10 mijë anëtarë. Ndërkaq, lidhur me paralajmërimin e djeshëm të sindikatës së shëndetësisë pranë Lidhjes së Sindikatave, të vetmin organ që njeh ministri Todorov për bisedime, grevistët u shprehën.

"Dëshiroj këtu të prezantoj një vendim të firmosur nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale të datës 12 prill të këtij viti në të cilën me kërkesën tonë është përgjigjur se nuk ka sindikatë përfaqësuese, përkatësisht nuk është vërtetuar sindikata përfaqësuese e shëndetësisë. Ata që prezantohen si përfaqësues, për momentin nuk janë relevantë", tha Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.

"Kërkojmë që ministri të ulet me ne punonjësit e shëndetësisë, të hartojmë projektin për pagesën sipas suksesit, pra sipas cilësisë, e jo sipas sasisë për shkak se pacientët tanë meritojnë shërbime cilësore", u shpreh Antonio Antovski, këshilli grevist , '8 Shtatori'.

Nga sindikata e pavarur klinike konfirmuan se prej të hënës do të reduktojnë më tej vëllimin e punës. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange