Tiranë, vunë 100 mijë euro gjobë kapet banda, mes tyre një vajzë

2015-08-21 1

TIRANE - Katër persona, mes tyre një vajzë janë arrestuar dje në Tiranë pasi akuzohen se kanë kërcënuar një biznesmen kundrejt shumës 100.000 euro. Nëpërmjet deklaratës për shtyp, policia sqaron se personi i kanosur është Juland. M. Të rinjtë të moshës 22- 24 vjeç kishin kanosur me mesazhe telefonike 36-vjeçarin me banim në Tiranë, duke i kërkuar shumën prej 100 mijë euro. Policia arriti të sekuestrojë dhe telefonin me të cilën dyshohet se janë dërguar kërcënimet.