Pas polemikave të shumta me Greqinë dhe Bullgarinë rreth çështjeve historike dhe të identitetit, kryeministri Nikolla Gruevski zbut tonet. Në prani të përfaqësuesve të BE-së, vendeve të rajonit dhe korit diplomatik, Gruevski kërkoi ndihmë dhe mbështetje nga Athina dhe Sofja Zyrtare për marrjen e datës së bisedimeve me BE-në në Samitin e dhjetorit. Gruevski tha se vendi dëshiron që rrugëtimin drejt BE-së ta përshkojë së bashku me Greqinë, ndërkaq autoritetet bullgare i porositi që historinë t'ia lënë historianëve.
"Pres nga Greqia si anëtarja më e vjetër e Bashkimit Evropian në rajonin tonë dhe partnere e deklaruar e politikës së zgjerimit, ta mbështes vendimin për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë këtë dhjetor dhe më këtë ta jap kontributin kyç për vendimin politik të rigjallërimit të integrimit evropian të gjithë Ballkanit. Qytetarët e Maqedonisë të njëjtën e presin edhe nga Bullgaria", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Drejtori i Zyrës për zgjerim i KE-së Stefano Sanino, tha se shpreson që rekomandimi i KE-së do të japë rezultate pozitive dhe do të dëshmohet se perspektiva evropiane e vendit është reale. Por Sanino nuk la pa nënvizuar nevojën e përmbushjes së reformave sa i përket gjyqësorit, administratës publike, luftës kundër krimit dhe korrupsionit si dhe marrëdhënieve me fqinjët.
"Rekomandimi ynë këtë vit është i bazuar në idenë se vendimi për fillimin e bisedimeve aderuese do t'i rris shanset për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të tregojmë se perspektiva evropiane është reale. Unë dua të besoj se rekomandimi ynë tani më krijoi efekte pozitive dhe kontaktet e fundit në Nju Jork në një farë mënyrë po dëshmojnë këtë që po them...tani që ky proces rifilloi mendoj se është me rëndësi të shtyhet përpara pa vonesa dhe të ndiqet dinamika e krijuar pasi me rëndësi është që të mos humbet rasti", tha Stefano Sanino, Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të KE-së.
Zv/kryeministrja për çështja evropiane Teuta Arifi, u shpreh optimiste rreth pritjeve nga Samiti i dhjetorit. Sipas Arifit sinjalet që vijnë nga Brukseli janë pozitive dhe vendi ka bazë për të pritur përcaktimin e datës së bisedimeve.
"Në këtë drejtim ne kemi bazë që të shpresojmë për një përfundim konstruktiv dhe pozitiv duke pasur parasysh faktin se mbase edhe Këshilli i BE në samitin e dhjetorit do të përcjell të njejtin kreativitet që kishte KE gjatë tërë vitit 2012 në procesin me ne. Dmth optimizëm shumë i kujdesshëm", u shpreh Teuta Arifi, zv/kryeministre për çështje evropiane.
Zyrtarët shtetëror nuk komentuan as sot ciklin e fundit të bisedimeve në Nju Jork, mes ndërmjetësit Metju Nimic dhe negociatorëve grek dhe maqedonas. Ndërkaq Kryeministri Gruevski ripërsëriti qëndrimin e njohur se emri duhet të zgjidhet në bazë të kornizave të vendosura nga OKB-ja. Komentet u bënë në kuadër të konferencës rajonale mbi reformat e qëndrueshme drejt objektivave të BE-së në dekadën e ardhshme, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga të gjitha vendet e rajoni...