REGGIO EMILIA- Dy prindër shqiptarë, burrë e grua u liruan nga akuzat për dhunë seksuale ndaj djalit të tyre, (në atë kohë vetëm 5 vjeç). Procesi gjyqësor u mbyll sot në Reggio Emilia. Nexhip Qipi ishte akuzuar për dhunë seksuale ndaj djalit të tij pas aktit të puthjes në organe gjenitale. Prokuroria akuzonte dhe të ëmën e fëmijës dhe gjyshen pasi nuk kanë arritur të mbrojnë fëmijën nga këto veprime. Më 13 nëntor, Prokurorja Maria Rita Pantani kërkoi dënimin me 9 vjet burg për të tre, por gjykata i liroi nga akuzat duke thënë se nuk ekziston vepra penale.
(ad.ti/shqiptarja.com)