TIRANE- Kreu i shtetit Bujar Nishani zhvilloi sot takime me krerët e grupeve parlamentare, për t'u konsultuar në lidhje me formatin që do të ketë Prokurori i ri i Përgjithshëm. PD e LSI ndahen prerazi nga PS e FRD sa i takon afatit të përfundimit të mandatit të prokurorit. Ndërsa kreu i grupit PD, Astrit Patozi, e ai i LSI-se Koka, thotë se mandati përfundon më 22 nëntor, kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi dhe FRD shprehen se mandati përfundon më 23 nëntor, në datën që është futur në fuqi ndryshimi kushtetues që kufizon mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm.
(ad.ti/shqiptarja.com)