Ohri dhe Struga do të mbeten pa ujë, ndërsa Liqeni kërcënohet nga katastrofa ekologjike nëse kryetarët e këtyre komunave, Aleksandar Petrevski dhe Ramiz Merko nuk e paguajnë borxhin e ndërmarrjes publike Proakua ndaj EVN-Maqedoni për rrymën e harxhuar. Borxhi është grumbulluar me vite, dhe sipas informatave jozyrtare, Proakua i ka borxh EVN-Maqedonisë rreth 1.5 milion euro. Para një viti Proakua nënshkroi një marrëveshje për pagesën e borxhit me këste, por edhe këtë nuk e respektoi duke keqpërdorur disa dispozita ligjore për furnizime publike. Por, tani rasti gjendet në gjykatë, dhe situata mund të shkojë në mënyrë që pompat e kësaj ndërmarrje të mos kenë energji elektrike, e për rrjedhojë, qytetarët mund të mbeten pa ujë për pije, ndërsa Liqeni të ndotet nga fekalet. Nga EVN- Maqedoni nuk zbulojnë se sa është borxhi real, pasi është politike e kompanisë, megjithatë, nuk fshehin se rasti është në gjykatë, dhe janë në pritje të verdiktit. Nëse Proakua nuk paguan borxhin e punës joekonomike të kryetarëve të komunave, ajo do jenë përgjegjëse për katastrofën ekologjike të Liqenit, i mbrojtur nga UNESKO, ndërsa votuesit e tyre do i lënë pa ujë. Ky problem me Proakuan do të jetë barrë për krerët e komunave, në prag të garës së tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale. Alsat-M