Ish kryeministri kroat Ivo Sanader do të shkojë në burg. Ai është gjykuar me 10 vjet heqje lirie për shkak të përfitimit në aferën "Hipo Bank" dhe për marrjen ryshfeti nga kompania hungareze e naftës MOL. Sipas vendimit të gjykatës, Sanader duhet t'i kthejë shtetit pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 477 mijë eurosh, ndërsa firma "Dioki Holding" patjetër të paguaj në buxhetin e shtetit 5 milionë euro. Në arsyetimin e vendimit, gjykatësi tha se është vërtetuar se Banka kroate Hipo e cila në atë periudhë lufte ka qenë e pushtuar, i ka dhënë kredi dhe për atë kontratë është paguar provizion, që në këtë rast, llogaritet si përfitim nga lufta. Ndërsa në rastin me kompaninë MOL, gjykata ka vërtetuar se Sanader ka punuar kundër interesave të Kroacisë, duke marrë ryshfet në këmbim të dorëzimit të pronësisë mbi kompaninë kroate INA. Sanader, i qetë, pa asnjë koment, dëgjoi vendimin. Avokatët e ish kryeministrit kroat paralajmëruan ankimim në apel. Me këtë vendim, Sanader bëhet kryeministri i parë nga territori i ish Jugosllavisë që gjykohet për përfitimet nga lufta. Ish kryeministri ngarkohet për korrupsion edhe në raste të tjera, si në rastin e "Fimi Media"-s për të akuzohet për tërheqjen e parave dhe mbushjen e "fondit të zi" të partisë HDZ. Alsat-M