Statusi,Berisha: Gati të takoj Ramën por Fierin nuk e diskutoj

2015-08-21 1

Kur kanë ngelur vetëm pak orë nga përfundimi i afatit procedural të vendosur nga KE për miratimin e 3 pr/ligjeve kusht për marrjen e statusit të vendimit kandidat në BE. Kryeministri Berisha pranon ftesën e Edi Ramës për t'u takuar por deklaron se ky takim mund të zhvillohet sot ose nesër pasdite pasi axhenda e tij nuk lejon një takim në orën 10:00. Ky ishte orari i propozuar pak më parë nga PS si përgjigje e kryeministrit i cili në mbledhjen e qeverisë e ftoi të takonte deri mesnatën e fundit.Berisha saktësoi se në tryezë nuk duhej të hidhej për diskutim çështja e Këshillit të Qarkut të Fierit.
(ad.ti/shqiptarja.com)