Saraçini: 'Nuk ka as një denarë për ish branitellat'

2015-08-21 0

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini për dallim nga kolegu i tij, Zoran Stavrevski thotë se para për 'branitellat' nuk ka, dhe nuk kanë për t'u gjetur asnjëherë, të paktën për vitin 2013. Saraçini thotë se nuk dëshiron të komentojë gjatë Stavrevskin, por siguron qytetarët shqiptarë se para për Branitellat, nuk do të ndahen pa pasur më parë një marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit.
"Nuk dua të komentojë deklaratat e ministrit Stavrevski. Atë që unë nga perspektiva ime mund të them është që para për 'branitellat' për vitin e ardhëshëm, në propozim-buxhetin nuk ka dhe nuk do të ketë. Të lëmë dhe të shohim se çka do të ndodhë në të ardhme dhe se si kjo mënyrë do të mund të menaxhohet nga të dyja palët.Ajo që edhe njëher dua të potencojë është se në propozim-buxhetin e vitit 2013 nuk ka", tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.
Por, Ministri i Financave, Zoran Stavrevski dje tha se në rast se miratimit të draftit për branitellat, para do të sigurohen nga rezervat e buxhetit.
"Ligji për 'branitellat' që është dorëzuar në parlament përmban forma të ndihmave dhe mbështetje të familjeve të 'branitellave'që janë pjesë në formë të ndihmës në të holla, dhe një pjesë është në formë të ndihmave tjera, kurse një pjesë më e madhe parashihen në formë e cila nënkupton ndihmë për familjet e 'branitellave' qoftë ajo në formë të kontrolleve falas shëndetësore, mundësi për regjistrim falas të fëmijëve të tyre nëpër fakultete dhe forma tjera të ngjashme për të cilat institucionet përgjegjëse kanë buxhete personale me të cilat do të mund të mbulojë këto shpenzime, por gjithsesi edhe vetë buxheti ka rezerva adekuate për pjesën që është paraparë që 'branitellave' tu ndahen nga 50 paga mujore. Nëse parlamenti e voton këtë ligjë, gjë që ne besojmë se do të ndodhë, do të sigurohen këto mjete", tha Zoran Stavrevski, Ministër i Financave.
Deklaratat e tilla të Ministrit të Ekonomisë dhe atij të Financave Stavrevski e Saraçini vijnë pas zërave të lëshuar nga opozita se propozim-buxheti për vitin 2013 nuk parashikon mjete për ish branitellat. Valmir Kuçi