Energjia, ERE: T'i hiqet licenca CEZ: Nuk i tolerojmë borxhet

2015-08-21 0

TIRANE - Enti Rregullator i Energjisë vendosi sot fillimin e procedurave për heqjen e licencës për CEZ Shpërndardje, duke i lënë 30 ditë afat për t'u ankimuar. Vendimi i ERE u mor pasi CEZ ndërmorri sot në mëngjes aksionin për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të ujësjellësave që ishin debitorë ndaj saj, duke rrezikuar furnizimin me ujë të pijshëm qindra mijëra banorë në disa qytete të Shqipërisë. Sipas anëtarëve të bordit drejtues të ERE, CEZ shkel kushtet e licencës jo vetëm duke mos paguar borxhin ndaj KESH-it, por edhe duke vijuar me shkelje të vazhdueshme ndaj konsumatorit.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange