RDK-ja 400 amendamente për 'Buxhetin 2013'

2015-08-21 0

RDK-ja e Osmanit vlerëson si buxhet diskriminues për shqiptarët buxhetin e 2013, dhe kërkon që buxheti të votohet me Badinter. Në këtë drejtim RDK-ja ka propozuar rreth 400 amendamenteve përmes të cilave kërkon hisen e shqiptarëve, gjegjësisht 25 për qind nga buxheti apo më saktë 90 milion euro nga gjithsejtë 370 sa parasheh projekt buxheti për vitin 2013. Nga RDK-ja shprehen optimistë se amendamentet e tyre do të hasin në mbështetje edhet deputetëve të tjerë shqiptarë si ata të BDI-së dhe PDSH-së.
"Ne si RDK duke analizuar propozim buxhetin e vitit 2013 dhe duke analizuar çdo zë të çdo ministrie ne kemi propozuar rreth 400 amendamente për propozim buxhetin e RM-së. Dhe ne gjykojmë se 370 milion euro të cilat parashihen si investime kapitale, pikërisht me këto amendamente mund të merren 25 për qind për regjionet shqiptare që do të ishte diku mbi 90 milion euro. Ne shprehim keqardhje se gjitha projektet e shkruara në infrastrukturë dhe në sferën e kulturës, arsimit të shkruara në buxhet janë projekte kopi-paste, të buxhetit të 2012. Ne shprehim keqardhje se pse ministrat e BDI-së nuk kanë arritur që ti realizojnë këto investime kapitale dhe këto projekte të cilat shkruhen prej viti në vit, dhe VMRO-DPMNE, konkretisht ministria e financave nuk u jep para për realizimin e tyre", deklaroi Izet Zeqiri, RDK. Alsat-M