Pas kësaj fraze tani të njohur " /> Pas kësaj fraze tani të njohur "/>
"Amendamenti nuk pranohet", tha Vele Georgievski, VMRO-DPMNE.
Pas kësaj fraze tani të njohur të propozuesit të ligjit, deputetët e BDI-së shtruan pyetjen se mesazhi për bashkëjetesë duhet të jetë i njëanshëm, të burojë vetëm nga njëra palë, apo duhet të jetë i ndërsjellë?
"Detyrimisht imponohet pyetja a jeni edhe ju për bashkëjetesë, a jeni edhe ju për implementim të drejtë të MO-së dhe në instancë të fundit a jeni për të respektuar kushtetutën e RM-së e cila buron nga MO-ja", deklaroi Nexhati Jakupi, BDI.
Pas këtyre pyetjeve pasoi edhe debati në mbrojtje të amendamentit, me ç'rast deputetët shqiptarë theksuan se gjatë konfliktit të 2001 përveç forcave të sigurisë së Maqedonia kanë marrë pjesë edhe ish luftëtarët e UÇK-së dhe si të tillë nuk mund të anashkalohen përmes ligjit në fjalë.
"Palë të involvuara në konfliktin e 2001 ishin forcat e sigurisë dhe ushtarët e UÇK-së, ky është qëllimi jonë që këto individë këto njerëz të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre për të mirën e këtij shteti ti gëzojnë të drejtat e barabarta, të mos ketë diskriminime, të mos ketë sanksionime, të mos ketë përjashtime", tha Vjollca Nuredini-Memeti, BDI.
"Në konfliktin e vitit 2001, përveç forcave të sigurimit të RM-së, morën pjesë edhe anëtarët e ish UÇK-së, kurse si rezultat i saj të dyja palët gjetën kompromis, u arrit marrëveshja e cila e stabilizoj vendin nga konflikti, apo trazira e vitit 2001", theksoi Dëshira Imeri, BDI.
Siaps Rexhail Ismailit, ligji në fjalë i propozuar në këtë formë është në kundërshtim mes të tjerave, edhe të kushtetutës.
"Është kushtetuta e RM-së e cila sanksionon këtë ligj si të tillë, siç e ka parapa propozues i ligjit, pastaj MO-ja e cila është decime për këto çështje, pastaj vlerat fundamentale të kartës së KB për të drejtat e njeriut dhe ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi", deklaroi Rexhail Ismaili, BDI.
Debati rreth amendamenteve ka hyrë në ditën e 5-të dhe deri tani janë shqyrtuar vetëm 7 prej tyre. Me këtë dinamikë, sipas deputetit të RDK-së Izet Zeqiri, parlamentit do t'i nevojiten 519 muaj apo 43 vjet.
"Për 5 ditë janë shqyrtuar vetëm 7 amendamente, që do ët thotë se kanë ngelur edhe 15 e 570 amendamente, që nënkupton se në bazë të kësaj dinamike këtij parlamenti, gjegjësisht këtij komisioni do ti duhet për shqyrtimin 519 muaj që të mund të shqyrtohen të gjitha amendamentet, mendoj se kjo është joserioze për propozuesin", u shpreh Izet Zeqiri, RDK.
Deputeti Zeqiri, edhe njëherë kërkoi tërheqjen e këtij projekt ligj dhe tha se zgjidhja duhet të gjendet përmes grupeve punuese të partnerëve qeveritarë, duke marrë për bazë edhe propozimet e raporti të Komisionit evropian. Bedri Rexhallari